Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Shqipëria e Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e barrierave doganore dhe lëvizjen e lirë

Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës deri në fund të këtij viti pritet të nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e barrierave doganore dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, deklaron zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është emëruar nga qeveria kosovare koordinator për organizimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë e Kosovës. Në një intervistë për Kosovapress, zëvendës-kryeministri Limaj theksoi se “një thellim i bashkëpunimit me shtetin shqiptar është në interes të Republikës së Kosovës”. Sipas tij, qeveria e Kosovës  vlerëson se ka hapësirë dhe mundësi të thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha me qeverinë shqiptare. “Vështirësitë që janë hasur në zbatimin e marrëveshjeve duhet të zgjidhen”, nënvizoi Limaj duke shtuar se vetë emërimi i tij si koordinator për për organizimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive, tregon se qeveria e Kosovës po i kushton prioritet të veçantë marrëdhënieve me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …