Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ku është diskutuar për adresimin e sfidave që po përballin organizatat e dala nga lufta. Limaj theksoi rëndësinë e trajtimit të këtyre çështjeve në një mënyrë të dinjitetshme dhe u angazhua për avancimin e kushteve dhe të drejtave të veteranëve dhe organizatave të tjera. Ai siguroi se NISMA Socialdemokrate do të vazhdojë të japë kontributin e saj në mbështetje të këtyre kërkesave legjitime.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
