Fatmir Sejdiu thotë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar vazhdimisht fushatë të mobilizuar kundër tij

Fatmir Sejdiu thotë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar vazhdimisht fushatë të mobilizuar kundër tij

Ish-kryetari i Kosovës, njëherit ish-kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu,  thotë se kjo parti që ka udhëhequr dikur ai ka humbur në zgjedhjet e fundit, e për këtë sipas tij fajin e ka lideri, Isa Mustafa. Ai thekson se vazhdimisht ka pasur fushatë kundër tij, e kjo është bërë pikërisht nga kreu i kësaj partie, ndonëse ai i është betuar në kokë të fëmijëve të tij. Ka pas veprimtari kundër meje, nga njerëzit që Mustafa ka moblizuar, një strukturë e gjerë, por edhe jashtë LDK-së, orkestrim me njerëz të paguar, dhe kanë qa gërmazin para selisë së LDK-së. Ai ka kritikuar disa liderë të disa komunave të Kosovës, në të cilat LDK, nuk ka arritur që të dalë në vendin e parë. Me theks të veçantë, Sejdiu ka përmendur Gjilanin dhe Ferizajn, saktësisht kryetarët e degëve në këto dy komuna Lutfi Hazirin dhe Muharrëm Svarqa.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …