Fatmir Shurdhaj: Lamtumirë Baci Ahmet Qeriqi, njeriu që jetën e bëri në shërbim të atdheut nga mosha rinore

Lamtumirë Baci Ahmet Qeriqi, njeriu që jetën e bëri në shërbim të atdheut nga mosha rinore si organizator e pjesmarrës i demostratave të vitit 1981, i burgosur politik e aktivistë i palodhur i qështjes kombetare.

Kam pasur fatin ta njoh gjatë luftës së UÇK-së, në rrethana të vështira të kohës në riorganizimin e Brig 121 “Kumanova”, por ai dha një kontribut të madh, gjithashtu edhe si bartës i Radio Kosovës së Lirë që ishte zëri i Çlirimtarëve liridashës.

Ngushëllime familjes Qeriqi, bashkëluftëtarëve, miqve e shoqërisë.

Lavdi jetës dhe veprës tënde atdhetare, Baci Ahmet!

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …