leoni

Fatmir Xhafaj e konsideron lajm të mirë finalizimin e hapjës e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri

Fatmir Xhafaj e konsideron lajm të mirë finalizimin e hapjës e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri

Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon ku Europol do të ketë një zyrë të tij. Finalizimi i kësaj pune të gjatë, është përshëndetur edhe nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili e konsideron si një lajm tejet pozitiv. Përmes një postimi në rrjetin social në “Twitter”, deputeti socialist vlerëson edhe negociatat intensive gjatë vitit të kaluar duke vënë theksin te një sërë operacionesh të përbashkëta. “Lajm shumë i mirë që u finalizua hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses përmes negociatash intensive gjatë gjithë vitit të kaluar.  Shoqëruar dhe me një sërë operacionesh të përbashkëta shumë të suksesshme, një pjesë e mirë e të cilave të inicuara në mënyrë proaktive nga vetë Policia e Shtetit”, shprehet Xhafaj. Ndërkohë, ish ministri siguron se ky është një hap më shumë drejt çeljes së negociatave.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …