Faton Klinaku

Faton Klinaku: Gjykata Speciale po i shantazhon dëshmitarët duke ua ndërruar pozitën e paraqitjes para trupit gjykues

Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka deklaruar se  Gjykata Speciale po i shantazhon dëshmitarët Ai mori shembull rastin e Fatmir Humollit, dëshmitarit në rastin e Sali Mustafës, i cili po konsiderohet dëshmitar i Prokurorisë, por që është paraqitur vullnetarisht për të dëshmuar, duke e quajtur këtë si situatë “sui generis”. “Në seancën gjyqësore në rastin e Sali Mustafës kur e tha që është ftuar nga Prokuroria si dëshmitar i mbrojtjes që ka qenë Fatmir Humolli e kanë marr Prokuroria për dëshmitar të tyre, e konsiderojmë shantazh që u bëhet dëshmitarëve për të dëshmuar diçka apo t’i bëjmë presione sepse kur një dëshmitar është i mbrojtjes nuk ka të drejtë ta merr Prokuroria sepse ai është paraqitur vullnetarisht që të dëshmojë për rastin e Salih Mustafës si dëshmitar i mbrojtjes dhe ai do të duhej të mbetej vetëm dëshmitar i mbrojtjes, por ashtu siç kemi thënë se kjo Gjykatë përveç të tjerave që është politike dhe është Gjykatë e padrejtë që iu ka instalua Kosovës, është edhe një Gjykatë ‘sui generis’ sepse nuk besoj që ka në botë diku që një dëshmitar te mbrojtjes ta marre edhe Prokuroria”, ka thënë mes tjerash, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Grubi: Fitore historike në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, triumf për Maqedoninë Evropiane

Artan Grubi nga BDI-ja, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, …