Faton Klinaku

Faton Klinaku, kritikoi Ambasadën e Shqipërisë e cila ka kohë që nuk e fton OVL-UÇK-në për Festat e Nëntorit

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku,  ka kritikuar Ambasadën e Shqipërisë e cila ka kohë që nuk i fton organizatat e dala nga lufta në shënimin e festave të Nëntorit.“Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare. Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë. Klinaku po ashtu ka kritikuar edhe MKRS-në dhe Qeverinë e Kosovës e cila nuk i ka ftuar në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit. Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit”, është ankuar Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …