Faton Klinaku

Faton Klinaku: Po të mos ishte lufta e UÇK-së sa për Kroacinë e bashkësinë ndërkombëtare Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se po të mos ishte lufta e UÇK-së sa për Kroacinë dhe bashkësinë ndërkombëtare Kosova ende do të ishte në Jugosllavi. Ky reagim ka të bëjë me deklaratën e  kryetarit kroat, Zoran Millanoviq, i cili  ngritur paralele në mes Kosovës dhe Krimesë, duke thënë se “Kosova është marrë nga Serbia”, një deklaratë që po cilësohet skandal diplomatik. Faton Klinaku ka deklaruar me këtë rast se Shqipërisë grabitur territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta. Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllavë e grekë. Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi”, ka shkruar Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …