Faton Klinaku: Shumë gjykata e institucione anekënd Kosovës kanë flamuj e stema të Serbisë

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj  aktakuzës së ngritur kundër  Salih Zybës, shefi i Sektorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, i cili akuzohet për heqje të flamurit të Kosovës, nga shtylla te rrethi afër spitaleve në Prishtinë. Klinaku në reagimin e tij thotë: Unë nuk jam në Vetëvendosje, por më duhet të reagoj që nëse është e vërtetë se Salih Zyba-veteran i luftës së UÇK-së, po gjykohet pse e ka hequr flamurin multietnik për ta vendosur atë kombëtar, turp për këto gjykata të cilat nuk veprojnë kur anekënd Kosovës janë të vendosur flamuj e stema të Serbisë. Prandaj, të kenë kujdes edhe gjykatat sepse mund t’i nxisin njerëzit që në mbrojtje të flamurit kombëtar, t’i japin flakën  flamurit multietnik,  thuhet mes tjersh në reagimin e Faton Klinakut.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …