Salih Zyba

Vetëvendosja: Salih Zyba akuzohet për pjesëmarrje në aksionin për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në hyrje të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se aktivisti,  Salih Zyba po akuzohet  për pjesëmarrjen e tij në aksionin për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në hyrje të Prishtinës. Salih Zyba është aktivist shembullor. Ai është luftëtar i lirisë, pjesëmarrës në tre luftëra çlirimtare, në Kosovë, Luginë e Maqedoni. Përveç kësaj, ai është edhe zyrtar shembullor i Komunës së Prishtinës. Përmes përkushtimit të tij vetësakrifikues, Salih Zyba si drejtues i sektorit të inspeksionit, ka qenë një prej njerëzve më të rëndësishëm për ndaljen e degradimit urban, dhe për ndaljen e mafisë së ndërtimit”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes. Për shkak të aktiviteteve të veta të pandërprera, Salih Zyba ka krijuar armiqësi në dy grupe. “Grupi i parë është ai i personave që janë pjesë e projektit antishqiptar në Kosovë. Grupi i dytë është ai i personave që kanë interesa në mafinë e ndërtimit dhe në degradimin urban të Prishtinës. Të dyja këto grupe kanë interesa të përbashkëta, dhe kontrollojnë politikisht gjyqësorin dhe policinë në Kosovë. Aktiviteti patriotik i shqiptarëve në Kosovë i ka rezistuar stuhive të mëdha, dhe ka për t’i rezistuar edhe dhunës së dëshpëruar, që urdhëron pushteti aktual, injorant e i korruptuar. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Salih Zybës. Ngritja e flamurit kombëtar nuk është krim. Ndalimi i mafisë së ndërtimit nuk është krim”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …