Kompleksi Adem Jashari

Aktivitetet tematike e kulturore në nderim dhe përkujtim të Epopesë së UÇK-së

Organizuar nga komuna e Skënderajt, sot në orën 10.00 hapet Turneu “Kupa Adem Jashari” në Voljeboll, në Klinë të Epërme.

Në orën 13:00, hapet ekspozita me fotografi të fotografit Sefer Aliçkaj në Kompleksin përkujtimor Adem Jashari në Prekaz

Më 6 Mars 2016

Nesë në orën 9:00 bëhen homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj, pastaj homazhe nga institucionet lokale në Kompleksin Adem Jashari në Prekaz, homazhe në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz, nga përfaqsuesit e Institucioneve qendrore. Në orëm 18:00; në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Më 7 Mars 2016

Ora 17:45; Fillon Manifestimi Riti i dëshmorëve, Ndezja e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari“ në Prekaz.

Ora 18:00;  Vazhdon manifestimi ’’Nata e Zjarreve“ me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Begaj: Të drejtat e njeriut janë ideal i përbashkët për të cilin luftojnë të gjithë popujt

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar lart dokumentin e të drejtave të njeriut dhe …