Faton Klinaku

Faton Klinaku: Veteranët e UÇK-së, nuk kanë se çfarë kërkojnë nëpër Serbi, sepse ata vazhdimisht i ndjekin për t’ i arrestuar

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka kërkuar nga veteranët, të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi. Klinaku, para disa ditësh në një reagim publik, ka thënë se Serbia po vazhdon t’i përditësojë listat, duke futur veteranë në listën e Interpol-it. Ai tha se veteranët e luftës nuk duhet të kalojnë nëpër Serbi dhe as në vendet që shtetin serb e konsiderojnë mik. Thirrja ime vazhdimisht ka qenë, që veteranët e luftës nuk kanë se çfarë kërkojnë nëpër Serbi, sepse ata vazhdimisht po i ndjekin, por edhe rreziku tashmë është edhe në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, pra në shtetet mike të Serbisë,” u shpreh, krye-veterani, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …