Delegacioni nga Kosova i përbërë nga: Kurti, Shvarc, Haxhiu e Aliu, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Delegacioni nga Kosova i përbërë nga Kryeministri, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Shvarc, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Maqedo0ninë e Veriut. Nga qeveria e këtij shteti kanë njoftuar se fillimisht u mbajt takimi në  mes të Albin  Kurtit dhe Kristian Mickosit, për t’u pasuar me takim të delegacioneve qeveritare. Është njoftuar po ashtu  se pas përfundimit të takimit do të mbahet një konferencë të përbashkët për gazetarë nga krerët e  dy qeverive. Më herët zëvendësi i kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti i ka uruar mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …