Komuna e Rahovecit nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, sot, më 19 gusht 2026, mbajti mbledhja e shtatë të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë vit kalendarik.
Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndërlidhen me funksionimin institucional dhe zhvillimin e Komunës së Rahovecit.
Sipas thirrjes së mbledhjes, rendi i ditës ishte ky:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i vendimit për shfuqizimin e vendimeve me nr. protokolli 01 Nr. 164/26 dhe 01 Nr. 166/26, të datës 29.06.2026, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, si dhe vendimeve me nr. protokolli 01 Nr. 165/26 dhe 01 Nr. 167/26, të datës 29.06.2026, për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave;
3. Shqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, lokali – O-71510057-106-0-2-0, ZK Rahovec;
4. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për lokalin – O-71510057-106-0-2-0;
5. Shqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, lokali – O-71510057-106-0-3-0, ZK Rahovec;
6. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për lokalin – O-71510057-106-0-3-0;
7. Shqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, lokali – O-71510057-106-0-4-0, ZK Rahovec;
8. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për lokalin – O-71510057-106-0-4-0;
9. Shqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, lokali – O-71510057-106-0-8-0, ZK Rahovec;
10. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për lokalin – O-71510057-106-0-8-0;
11. Shqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, lokali – O-71510057-106-0-9-0, ZK Rahovec;
12. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për lokalin – O-71510057-106-0-9-0;
13. Shqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, lokali – O-71510057-106-0-10-0, ZK Rahovec;
14. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për lokalin – O-71510057-106-0-10-0;
15. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 85, të datës 26.01.2026, për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi;
16. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
Pika shtesë të rendit të ditës:
1. Informatë rreth të korrurave për vitin 2026;
2. Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Jashtëm për vitin 2025;
3. Informatë rreth dëmeve të shkaktuara nga reshjet e muajit korrik të vitit 2026;
4. Marrëveshje për bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Vakaricit (Vaccarizzo Albanese);
5. Informatë nga KRU „Gjakova“ lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të zeza në Komunën e Rahovecit.