Faton Mehmetaj: ADEM ARIF ELSHANI (1907-1980)

Faton Mehmetaj: ADEM ARIF ELSHANI (1907-1980)

Ndër përsonalitetet e njohura patriotike në Rrafshin e Podgurit, Lugun e Drinit, Dukagjinit e më gjërë, ka qenë Adem Arif Elshani. Ky burrë kaq stoik, me një histori biografike të pasur, i pa thyeshem në asnjë kohë, u qëndroj i palëkundur kohërave të rrebeluara të sistemit komunist. Lindi në Ozdrim. Bashkëkohësit e tij e cilësonin si burrë të urtë e mendje ndritur, me ndikim tek gjenerata e tij. Ademi ishte pleqnar e i ndëgjohej fjala. Rrjedhë nga një derë e njohur, mashkujt e së cilës u përsekutuan nga pushtuesit serb qysh prej vitit 1912 e këndej. U burrërua në mes të trimave e të luftetarëve sepse Tahir Elshani, ishte komandant i Lëvizjes Kaçake në Podgur.

Prandaj edhe vet u bë luftëtar e kryengritës kundër pushtetit sllav, pjesëmarrës dhe ndër organizatorët e luftës së Pazarit të Ri, që ishte bërë për t’u dalë në mbrojtje vëllëzërve shqiptarë për ti shpetuar nga masakrat e sulmeve çetnike serbo-malazeze. Bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar i mulla Zekë Berdynës e priftit të Zllakuqanit Dom Pjeter Berishës. Gjatë luftës në Mal të Zi, Adem Elshani bashkë me disa shokë i kishin shpëtuar nga ushtria gjermane mbi 67 familje hebreje, të cilat i kishte strehuar në Ozdrim, e në vende tjera ndër miq e shokë, të veshur me tesha kombëtare që të mos bien në sy të tjerëve.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Ademi e vazhdon jetën e kaçakut për katër vite rresht, i strehuar ndër miq e shokë, një kohë qëndroj edhe tek të afërmit e Arif Rekut në Rugovë. Në shej hakmarrje dhe presioni për tu dorzuar, pushteti komunist i kohës i kishte burgosur, tre vëllezërit e Ademit: Bajramin, Halilin i cili ishte bashkë më Ademin kudo nëpër luftra, si dhe Avdylin, dhe i kishin maltretuar për shumë kohë familjën e tij. Kjo situatë e shtyri Ademin që të dorzohet. Pasi ishte dorzuar Ademi, organet e OZN-es dhe të pushtetit e mundojnë tej mase duke e denuar denim për vdekje. Në mungesë faktesh e provash Adem Elshani lirohet. Pushteti komunist për ta mbajtur nënë vëzhgim e kishte emëruar kryetar në fshatin Ozdrim. Në këtë kohë, Ademi bashkë me Sylë Mehmetin, Sami Pejën dhe me shokë të tjerë, në fshatin Nakell e themeluan degën e NDSH-së për Dukagjin…

Pasi Kosova dhe viset tjera shqiptare mbetën të okupuara nga pushteti jugosllav, klasa politike në gjithë Kosovë fillon të riorganizohet për ti kërkuar të drejtat e veta kombëtare e nacionale. Në këto procese tepër të mundimshme, Shqipëria dha kontribut të madh. Fillon përgaditjën e revolucionit të brendshëm. Për të qenë këto projekte të suksesshme Shqipëria dërgojë në Kosovë njësitë diverzive, të cilat vendosën kontakte me njerëz me ndikim por edhe me drejtuesit e grupeve dhe organizatave ilegale që vepronin në atë kohë në Kosovë. Adem Elshani, Salih Shatri, Sylë Mehmeti, Mulla Zeka e shumë të tjerë bien në kontakt me grupet diverzive të Shqipërisë dhe filluan përgaditjen për një kryengritje të madhe në gjithë Kosovë dhe trevat tjera shqiptare që kishin mbetur nënë Jugosllavi për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Organet e OZN-es i kishin ra në gjurmë këtyre aktiviteteve dhe për këtë shkak e kishin arrestuar, Ademi Elshanin bashkë me mulla Zeken e me shumë shokë të tjerë. Ademi dënohet me vdekje në gjykatën e Pejës por për shkak se nuk kishte prova të mjaftueshme, ky process gjyqësor shkon në rigjykim dhe në vitin 1952, Ademi denohet me 15 vjet, Kurt Abazi, (Bajraktari i Radacit) 10 vjet, Sali Sadiku me 4 vjet, Mulla Zekë Berdyna me 16, Mulla Hysen Berisha i Ruhotit me 20 vjet, Ahmet Smajl Gjoci me 10 vjet, Qerim Sali Gjoci nga Kovraga me 12 vjet, Elez Tahir Gjoci nga Tomoci me 6 vjet, Ramiz Buleshkaj 6 vjet, dhe Osman Brahim Shatri 4 vjet. Vdiq në vitin 1980.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Rrustemi (1895- 1924)

Avni Rrustemi (1895- 1924)

Avni Rrustemi, njëri ndër emrat më militantë të historisë së kombit shqiptar, atdhetari i cili …