Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Federica Mogherini organizon një darkë në Nju Jork me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të organizojë një darkë në Nju Jork me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Nju Jork. Në këtë takim do të jetë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Me këtë rast, zonja Mogherini  theksoi se lidhja rajonale është një katalizator për përparimin e të gjitha vendeve në rajon drejt BE-së, rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës. Komisioneri Evropian, Johanes Hahn mbajti takime bilaterale në Nju Jork me shefat e diplomacisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës. Ai vuri në dukje se me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin, foli për rëndësinë e progresit në dialogun me Serbinë. “Një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe bindëse do të jetë e mirë për të gjithë rajonin”, shkroi Hahn në Twitter. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se mbrëmë në Nju-Jork u takua me presidentin e Kosovës dhe kryeministrin, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Temat e takimit ishin dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, tha Tusk.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …