leoni

Fehmi Mujota: Liria ka emër ai është edhe William Woker!

Fehmi Mujota: Liria ka emër ai është edhe William Woker!

Ish-Komandanti për moral i Zonës Operative të Neredimës, Fehmi Mujota ka reaguar pas ndërprerjes së kontratës, të z. Viliam Voker,  që  i ka bërë kryekuvendarja, Vjosa Osmani, ushtruese detyre edhe e kryetarit të Kosovës. Mujota në një postim të tij ka shkruar: Vjosë, unë e kam thirrur shefin e misionit të atëhershëm të OSBE-së Ambasadorin Woker përmes verifikuesve në teren si Schot Brad, Gilbertson, dhe të tjerë që të vijë në vendin e krimit dhe ai erdhi… Ma nxore nga shpirti këtë të vërtetë.. sepse po të mos vinte Ambasadori NE do i varrosnim para mbrëmjes të masakruarit dhe krimin e gjenocidin serb kundër njerëzimit! Kush e din kur do të na vinte ndërhyrja ushtarake e NATO-s?! Ky burrë i drejtë e konfirmoi të vërtetën e krimit në Reçak… ky e emëroi si  krim kundër njerëzimit Masakrën e Reçakut për krejt opinionin dhe  mediat e botës. Ai foli për të vërtetën që e pa vetë nga afër bashkë me dhjetëra e qindra vëzhgues e gazetarë ndërkombëtarë… Dhe nëse nuk e mban në mend pyet, Vjosë!

Menjëherë u mblodh Grupi i Kontaktit dhe u thirr konferenca e Rambujesë… delegacioni i Kosovës e nënshkroi marrëveshjen ndërsa Serbia jo…A të kujtohet se NATO-ja e bombardoi Serbinë?! Edhe sa mijëra njerëz u vranë e u masakruan edhe sa mijëra të tjerë u plagosën, mijërave të tjerëve ju shkatërruan gjithçka qç patën dhe mbi një milion shqiptarë u spastruan e u përndoqën  nga trojet e tyre… vendi u dogj, po ne nuk u dorëzuam, ne luftuam me ndihmën e NATO-s dhe miqve tanë të cilëve u jemi për jetë mirënjohës që e fituam lirinë! ( Teksti i plote ne Analiza)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …