Fehmi Rama

Fehmi Rama: Mendësia mesjetare serbe ënde është aktuale në Beogradin zyrtar

Mendësia mesjetare serbe ënde është akute në Beogradin zyrtar. Serbia bleu  sistem raketor nga Federata Ruse më parë, ndërsa tash po ashtu është në bisedime me autoritetet kineze për marrëveshje të tilla.

Të kujtojmë që gjeneralet serb, ishin të shqetësuar pas luftës në Kosovë që sistemi i tyre raketor në luftë kundër NATO-së nuk ishte efikas, dhe nevojitet sistem levizes raketor.

Vuqiq dhe Daqiq ishin pjesë e garnitures Millosheviqiane, andaj vështirë të ndrrojnë mëndësi.

FILLIM SHEKULLI XXI, SERBIN E GJETI TË ZHYTUR NË KRIM TË ORGANIZUAR DHE MEGAKOURRPCION

Klani i Zemunit i udhëhequr nga Dushan Spasojeviq kishte krijuar monopol. Ky nuk kontrabandonte vetëm cigare, por dhe drogera. Ishte nje biznes tejët fitim prurës, ish paramilitaret u inkorporuan në kontraband të heroinës, cigareve dhe grave. Evropianet kishin kohë dhe para për shpënzime të tilla.

“Operacioni Drita e Hënës” kishte rezultuar i sukseshem, i ndermarrë nga  MI6, DEA, policia bullgare, policia spanjolle dhe forcat speciale te Bolivisë. Një firmë export-import përgaditke transportimin e 770 pakove të purës pluhur, kontrabandistet kishin kontraktuar për në Bullgari një super kimist. Ky operacion rezultoi i sukseshem, pasi u gjetën dy tonelata kokain të fshehura në mes të argjiles. Nga “Operacioni Drita e Henes” ishte konfiskuar mall në vlerë të 300 milard dollareve.

Gangsteret kontrabandist, ose fitonin shumë para ose vdisnin. DEA dhe policia franqeze ishin afruar zbulimit të kanalit kryesor të furnizimit midis Kolumbisë dhe Ballkanit. Amerikanet dhe franqezet mbetën të habitur kur Spasojeviq u nxjerrë nga aeroplani qe nisej nga Parisi për Bogota, për shkak që Qeveria e Beogradit kishte urdhëruar ekstradimin e tij për “vrasje”.

Ndërkohë gjeneral kroat, biznesmen slloven dhe gjysma e nëntokës bullgare ishin të inkuadruar në këtë industri të egër.

Shumica e tyre bënë shumë para, si dhe shumica e tyre janë të vdekur. Megjithatë biznesi “vazhdon”…

MAFIA SUPRANACIONALE

Mafit ne rajon bashkëpunonin, pa marrë parasysh të kaluaren e tyre nacionale, dmth funksionin si mafi supranacionale (mbikombëtare). Ombrella e tyre ishte Beogradi, konfliktet mes tyre nuk kishin karakter nacional por të konkurrencës.

Një ndër rastet e përplasjeve mes klaneve ishte dhe “lufta e cigareve”. Bokani një sipërmarres i sukseshem i veshmbathjëve me vendosjën e embargos nga OKB u bë strumbullar i bartjës se naftës dhe metalit për Serbi, në luftën e cigarëve ju bënë konkurent dy veta njeri ishte Marko i Millosheviqit. Markos ja kishte hapur rrugët e ëma, duke e bindur shefin e doganave që djalit të saj ti mundësohet kontrabandimi i mallit brenda dhe jashtë Serbis pa pasoja. Mali i Zi ishte nje oazë e kontrabandimit, kupola shtetrore ishte përfshirë. Gjukanoviq kishte hetuar rënien e pashmangëshme të Millosheviqit dhe kishte trumbetuar se do të ndjekë rrugën e ish republikave të tjera jugosllave.

Fërkimet ishin në nivele të larta, në një rast ministri i Brendshëm i Serbis kishte dal në një takim dashurie por mbeti i vrar, me vete kishte ne qante 700 mije marka. U bë shumë lakmitar, tha njeri nga koleget e tij nga Forcat e Sigurimit të Serbisë. Në vorbullën e tillë u gjete ish shefi i sigurimit të Gjukanoviqit, i futur këmb e krye ne biznes, ky u vra në shtepinë e tij.

Një minister i Qeverise se Serbis pas rënies se Milosheviqit kujton që ” njerëzit porositnin vrasje, sikur te porositnin kafe”.

Me 15 janar të vitit 2000, hoteli internacional në Beogradin e Ri, ne ora 17:04 u qëllua Arkani për vdekje nga Dobrosov Gabriq një ish polic, ky mbeti i plagosur mirpo ja bëhi një bashkëpunëtor i tij dhe arriti të terhiqëj. Zoran Gjingj kryeninistri i parë demokratik i Serbis për vdekjen e Arkanit kishte thënë qe ishte mik i tije. Kurr nuk u zbuluan urdhër dhënësit për këtë vrasje, u dit vetëm dora e huazuar për shkrepje plumbash.

NË VORBULLËN E KATRAHURAVE SERBE – SHPËRBËRJA E JUGOSLLAVIS U PASUA MË GJAKËDERDHJE

Në syt e shumë europianeve gjëndemi në steriotipin që si ballkanas jemi vrases të lindur, të përqendruar në këtë shkretir të mjeruesheme dhe të karakterizuar me papunësi krim e korrupcion. Nuk është Siria, apo ndonjë vend nga Lindja e Mesme por janë jemi na fare pranë portave të një parajse të pasuris së pafund e quajtur Evropa Perendimore.

Tëndenca e gllabrimit të tokave fqinje nga serbet, prodhoj luftë në Kroaci tutje BeH e me pas në Kosovë.

Luftës ndërkombëtaret ju përgjigjen me sanksione, mirpo disa zyrtar përbrenda administrates amerikane  ia kishin tërhequr vemëndjen atebote kryetarit Bill Klinton për pasojat serioze. Një zyrtar i lartë i Thesarit amerikan kishte thënë: ” Ua bëmë të qartë kolegëve tanë në Shtëpinë e Bardhë se Serbia kurrë nuk mund të thyhej me sanksione”.

Serbet kanë pozitë kyqe në ekonominë rajonale, kësi soji fqinjët ishin të detyruar të bashkpunonin më ta.

Rumunet i shitnin naftë Serbise sa mundenin.

Bullgaria zyrtarisht nuk guxonte të blente apo shiste mall Serbisë, mirpo u krijuan kanale si Sherbimi i Kunder-zbulimit të Ushtrisë Jugosllave (KOS) përdori ndikimin që kishte krijuar me heret si rasti i Pavlovit qe ne megakompanin e tije “Multigropup” ishte një agjent i tyre madje anetar bordi.

Me fjale tjera KOS-i kishte depertuar në struktuar e kriminalizuara te shteteve fqinje.

Ambasadori i atëhershëm, amerikan në Sofje Bill Montgomery kujton se si shteti bullgar kishte qene shume i zhytur në këtë punë.

Një zyrtar i ambasades amerikane rastesisht kishte qene duke kaluar kufirin përendimor natën dhe aty kishte vërejtur se nuk kishte asnje polic me llabe dore. Ky zyrtar i kishte numëruar 100 cisterna, para se të udhezohëshin drejt kufirit nga policet bullgar.

Në Shqiperi thuhej në një raport të intelegjencës amerikane, “karburantet e importuara barteshin nëpërmjet tubacionit të shtrir nga kufiri verior, me barka pertej liqenit te Shkodres, me vargan veturash, qarkullimi i përgjithshem i naftes mendohej te kete arrit vleren e 1milion dollare ne dite pergjat viteve 1993-1994. Edhe pse nder kritiket me te ashper te Serbis, Shqiperia atbote pati rol kyq në furnizimin e Beogradit me naftë.

Poashtu kompani ruse ishin të përfshira, në kembim te drithit per nafte, Beogradi arrinte te kembente drith per nafte me kompani ruse ne vlere prej 100 deri ne 250 milion dollare ne vit.

Furnizim me nafte te Serbise ju gjend dhe Ukraina.

LUFTA KROACI – SERBI

Shumë nga ne e kemi parë dokumentarin e prodhuar nga BBC “Vdekja e Jugosllavise”, në  një insert përshkruhet se si intelegjenca jugosllave kishe kap me pshesh për dore kroatet duke blere arme, mirpo realiteti ishte pak ca me ndryshe – tre stibujt e incizuar nga kamera e fshehur, njeri ishte minister i Mbrojtjes i Franjo Tuxhmanit dhe dy te tjere qe thuhej se ishin kontrabandist armesh nga Hungaria- mirpo këta nuk ishin kontrabandist por agjent të KOS-it.

Filmi i fshehte shërbente për qëllime politike, për të dëshmuar që Tuxhmani po përgaditej për luftë.

Ne vlugun e luftimeve me serbet, kroatet kishin gjetur menyra te armatosjes.

Mergata kroate ishte tejet nacionaliste, veqanarisht ata qe migruan pas Luftes se Dyte Boterore, që ishin të përqendruar në Ameriken Jugore.

Kur OKB vendosi embargo per palet nderluftuese ne vitin 1991, Argjentina i shiti 6.5 tonelata armë Panamasë, me kushtet e përcaktuara me një dekret të fshehtë, me vonë u zbulua klauzola sekrete – 8 mije pushke automatike, 18 topa 155 mm, 2 mije revole automatike, 211 mije granata dore, 3 mije raketa pampero, 30 mije predha pushkesh, 3 mije mina, 60 mortaja dhe disa milion karikatore fishekesh- ishin kthyer në drejtimin nga Kroacia.

Nje vite me vone BeH e gjendur perballe armates serbe por dhe ne nje province asaj kroate, iu drejtua shteteve muslimane pra per te thyer embargon e armeve. Midis viteve 1992-1995, Arabia Saudite, Irani, Turqia, Brunei, Pakistani, Sudani, Malajzia i transferuan rreth 350 milion dollar ne llogarin bankare te nje organizate humanitare muslimane ne Vjenë. Me vone keto para u perdoren per te blere arme. Embargo e vendosur nga OKB pati rol kyq ne hapjen e kanaleve te kontrabandes per ne Kroaci e BeH, keto kanale me vone u perdoren per droga.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …