(Bisedë e supozuar e Kusurmadhit me E. Hoxhen” )
Kësaj here në kuadrin e zhvillimeve te reja në vend dhe pse kisha kohe pa intervistuar E. Hoxhen, mendova qe mbas nje pushimi dhe nje vere të lodheshme, të dilja nje herë andej nga “Sharra”. Dhe ashtu bëra. Teksa sapo futesha në vorreza me doli nje mesoburrë që i merreshin këmbët me një shishe në dorë, ku shkruante me germa kapitale: “Verë- mut” … e mbasi më përshendeti me këmbët që i merreshin me pyeti se çfarë kërkoja unë në vorreza ? I thashë, se do shkoja te bisedoja me Enverin, për disa çeshtje që më interesojnë . Ore …e di si eshte puna – me tha ai mua ?! Hajde te pime bashke këte shishen e lere Enverin të qetë në punën e tij, sepse nuk po e lini rehat as pas vdekjes, por më thuaj mua të kam rixha, cilën pjese te etiketës sëshishes do…të parën apo te dytën ?! Qesha dhe nuk e di as vet pse mu duk i këndshëm…jo etiketa e shishes, por vet personi… e me ket rast e pershendeta duke u drejtuar me hap të kujdeseshem te varri Enverit . Shkova dhe sipas traditës së pashkruar te vorrezave, mbasi i vendosa nje karafil te kuq i trokita te pllaka e varrit.
– Urdhëroni, urdhëroni kush ështe mo ?!
– Jam “Kusurmadhi” shoku Enver dhe kam ardhur enkas për ju që tju marr nje “interwiu”- i thashe.
– Po eja e Kusarmadh eja dhe ulu këtu pranë meje në qoshe.
– Jo jo shoku Enver jam mire ketu, perjashta dhe nuk me parapëlqen shumë te jem aty dhe jua u kam thenë dhe një herë se nuk jam “kusar-madhi” por “kusur-madhi”
– Po hëëë mo se su bë kjameti – me tha Enveri – e çfarë ndryshimi kemi ne ketu nën dhe me ju aty mbi dhe ? Vet e kini thenë dhe i kam dëgjuar me këta veshë shumë qytetare e fshatarë, që thonë se më mirë të kisha vdekur se sa te jetoj në këto kushte sipër dheut. As unë kur isha gjalle nuk e besoja dhe e kam seriozisht or kusarmadh. Ne këtu në varre jemi dhe jetojmë në komunizimin e vertete, skemi as te pasur e as te varfer, nuk kemi as qeveri as plage te shoqerise.Tek ne askush nuk vjedh por kemi nëe te keqe te madhe qe asnje nuk punon vetëm e kanë mendjen për gjumë që te gjithe. Nuk kemi plagë shoqëria madje dhe nje rast që patem e zgjidhem paqesisht.
– Cfare rasti sh. Enver ?!
– Ore ke ardhur ti te me intervistosh apo te te intervistoj une ty?! Por nejse meqense me pyete po ta them se njeri nga këta që ishin varrosur burre e grua bashke, ankohej se nje i vdekur komshi me ta i kish marre kockat e çapokut te bashkeshortes se atij fakirit. Ai betohej që jo, jo sepse ajo kish shkuar vetë te ai. Por dhe kjo nuk ish aspak e vertete sepse ato ditë kish rene aq shumë shi saqë ujrat kishin spostuar nje pjesë kockash dhe ja kishin çuar atij tjetrit. Por u pajtuan, u pajtuan se ish gje pa dashje. Teksa po degjoja Enverin qesha dhe i thashe se nuk eshte ndonjë hata e madhe se këtu mbi tokë ku jemi ne, tani ose te ikën vet gruaja nga inati që pse nuk i blen makine dhe tanga…ose ta marrin me pahir . Enveri tundi koken dhe ashtu i pezmatuar tha se paska pat te drejte ai Arben Duka kur tha se…” qe kur erdhi demokracia… plasi sheshit kurveria”.
Kjo s’eshte gje fare me tha… po si tja besh kur i gjithe shteti mbushet me kurva e kurvare politikë…dhe unë ama or Kusur a Kusar u vija hakut
Pikerisht per kete kam ardhur shoku Enver. Unë habitem… se ja, psh ka Kosova një shtetase me emrin Mimoza Kusari…por ajo nuk vjedh asnje kacidhe dhe pse rrjedh prej fis “ kusaresh” pra shkurt dhe seriozisht eshte shumë e ndershme.Pa le qe na ka ardhur dhe nje Vlora..Vlora… ajo po ajo është kusare me çizme e lidhur me sherbimet sekrete dhe pune aferash te ndryshme me biznesmenë të fuqishem, po dale dale se si kanë dalë akoma.
– Po pse ore çuditeni kaq shumë?! Po që në kohen time andej nga anet tona por dhe nga Kurveleshi siper e poshte pra labit nuk i jepnin nuse nese nuk vidhte. Por sa isha unë nuk i lashë … e megjithate ata nuk rrinin dot pa vjedhur veçse ndryshuan taktike i hanin dhe konsumonin gjerat bio direkt nga fabrika apo nga fusha.Kur ktheheshin nga puna ata ishin tejet të ngopur.
-Por puna eshte shoku Enver se kjo Vlora dhe pse nuk eshte nga Vlora na e ka futur sa krahu te gjitheve.
– Po pse nuk i arrestoni mo ?! Ne kohen time ai qe vidhte e futnim ne kallëpet e sabotatoreve te ekonomise dhe e denonim per vjedhje ose e denonconim publikisht ne kolektiv
– Po ne të gjithe i kemi kusare or sh.Enver! Tani te ne po nuk vodhe nuk behesh dot as deputet as minister as kryetar qeverie as k/bashkiak madje dhe as shites pulash.E me qe ra fjala te pulat nje shoku im i merr pulat nga kompleksi i pularisë i ve nje tabele “pula fshati” dhe kur ti shikosh miletin me keq se ballistet rendin mbas tyre .Ne sh. Enver… nuk eshte puna se ka kusarë që na vjedhin por nuk e di pse dhe na pëlqeka aq shumë që të vidhemi. Ka vajt puna që në Shqipëri më gomar eshte ai qe nuk di të vjedhë ose që di por nuk vjedh. Flitet sh.Enver, se së afërmi do hapin dhe nje shkollë te mesmea të lartë ( këtë gjë se di mirë me saktesi) por di që madje për këtë fenomen mbarekombëtar, do mbrojnë dhe doktoraturat me tematike “ “Përhapja e kusërisë nga e drejtë zakonore e laberisë, në te drejtë institucionale e shtetit të së drejtës” Vet kjo shprehije ketej nga fundi do te thote se shteti ka te drejte te vjedhë. Thuhet se në komisionin e vleresimit te doktoraturave janë caktuar shumë koka te mendimit shkencor te kesaj fushe si Berisha…Rama.. Meta… Ahmetaj,..Balluku.. Agasi..Shehu madhe dhe Babalja- dhe lista eshte aq e gjate sa jua u kalon dhe te persekutuarve te kohes tuaj, madje thonë se kanë ftuar dhe Kushnerin si dhenderr i Trampit të USA-s, që të jete në komisionin e vlerësimit. Po çe do shoku Enver po te them se kohët e fundit na ka dale nje fenomen i ri që tani per tani mbahet sekret i madh e që nuk e ka asnje vend ne bote, sepse nga të tre shtresat e grupmoshave aktuale te vendit tonë e gjithe rinia ka tendecën e arratisjes dhe tani te ne dominojne kalamajte e vegjel qe skane passaporta dhe pleqte te cilet me fletet e tapive te shtëpive te tyre dredhin cigaret ngaqe nuk u mjafton as pensioni ata që spijnë duhan fshijne sumatriçen me mishtriçe misri.
– Po pse nuk thoni mo që ju i paskeni venë flaken Shqipërisë ? Pse nuk ngriheni e të revoltoheni për keto krime të cilat po ju shkaterrojnë dhe po ju çojnë drejt vetvrasjes kombetare? Apo prisni që të ngjallem une ?!
– Jo sh.Enver kemi filluar e po protestojmë madje do bejme dhe revolucion dhe ke per ta parë po nuk bëmë namin sa që të habitet dhe vet Evropame gjithe Trampin ! Kemi mbushur 4 muaj dhe fillojme te pestin dhe….
– Lesh lesh këte kini për të fituar ! ( dhe me tregon brrylin) Ju te gjithe jini kusaret e vetes tuaj sepse nëse e shikon nje qeveri a nje shtet qe te vjedh, nuk ta ka fajin shteti..por je vet ti nje merhum kalibri i pa nder që pranon të të nëpërkëmbin dhe të të çnderojnë. E cfare lesh shteti paskeni ju ? Ju te gjithe jini kusarë dhe ata qe vjedhin…madje dhe ata qe sdijnë te vjedhin por qe e shikojne kusarin dhe heshtin. Ik tani p…dhu e mo më çaj veshët se skam nge të merrem me punë kusarësh madje më kusarë jini ju që heshtni, sepse kini vjedhur shpirtin tuaj dhe ja shisni vetes tuaj !
Ika me te vërtetë dhe mallkova dhe atë person që kur linda me pat venë emrin” Kusur madh”, teksa per here te parë mendova, se Enveri kish te drejtë kur pa dashje me tha “Kusar-madh” …apo ma tha enkas dhe une nuk e kuptova atë?!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
