leoni

Femrat që komandojnë në FSK

Femrat që komandojnë në FSK

Në radhët e Forcës së Sigurisë të Kosovës janë 206 pjesëtare femra, të cilat mbajnë të veshura uniformën e kësaj force, disa prej tyre bartin grada: kolonele, nënkolonele, majore, kapitene, etj. Me shkollim të kryer edhe në akademitë ushtarake jashtë shtetit ato sot shërbejnë me profesionalizëm të lartë në kuadër të FSK-së. Nënkolonele Arife Halili, oficere e FSK-së me detyrë në Departamentin e Personelit në Komandën e Forcave Tokësore, ka thënë për zeri.info se motivi i saj për të qenë pjesë e uniformës ka filluar para 19 vjetësh, me angazhimin e saj në spitalin ushtarak në Likofc, në shërimin e plagëve të ushtarëve të UÇK-së. Pas përfundimit të luftës, ajo se ka shërbyer në Batalionin e 40-të të Mjekësisë në TMK, dhe me transformimin e këtyre trupave ajo sistemohet në FSK në Komandën e Forcave Tokësore në Departamentin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, ku në vitin 2016 është promovuar në gradën e Nënkolonelit. “Emancipimi i femrave lidhet ngushtë me rritjen e pjesëmarrjes së femrave sidomos në fushën e sektorit të sigurisë. Femrat vazhdojnë të jenë në numër të vogël të përfaqësimit në FSK, duke i krahasuar me numrin e tyre në shoqëri. Edhe pse numri i përfaqësimit të femrave në FSK nuk është i kënaqshëm, është shumë e rëndësishme që FSK-ja ofron mundësi të barabarta si për meshkuj dhe femra, jo vetëm në sektorin mbështetës por edhe në atë operacional dhe vendimmarrës”, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Sergio Mattarella uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar përkushtimin për stabilitetin e integrimin evropian

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergjo Mattarella, …