Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka kaluar mbrëmjen me personat e moshuar

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka qëndruar gjatë mbrëmjes në Shtëpinë e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Skenderaj, për të marrë pjesë në mbrëmjen argëtuese të organizuar enkas për këtë grup shoqëror.

Mbrëmja argëtuese për banorët e këtij institucioni u organizua nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Ansambli Drenica, gjatë së cilët Ansambli ka argëtuar të pranishmit më këngë dhe valle të interpretuar nga artistët vetëm për dëshirën e të moshuarve.

Nënkryetari Nura me këtë rast ka shprehur respektin për këtë kategorie të shoqërisë. Ai po ashtu ka përgëzuar stafin e këtij institucioni për punën dhe kujdesin ndaj të moshuarve. Kryetari Nura ka falënderuar Ansamblin Drenica për gatishmërinë për t’i argëtuar banorët e Shtëpisë së të moshuarve.

Shtëpia e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Skenderaj momentalisht ka 20 banorë të cilët jetojnë në këtë institucion në kushte të mira dhe me përkujdesje profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …