Brickos

Ferat Shala: Shteti i Kosovës i ka themelet mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për liri

Ferat Shala: Shteti i Kosovës i ka themelet mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për liri

Në prillin e vitit 1999, në Poklek dhe në Çikatovë të Vjetër, forcat paramilitare dhe ushtarako-policore serbe kanë kryer ndër krimet më makabër, më të tmerrshme dhe më të përgjakshme mbi popullatën e Kosovës, duke vrarë dhe djegur gra, fëmijë dhe pleq.
Masakra në Poklek dhe ajo në Çikatovë të Vjetër, janë ndër ngjarjet më të rënda që ka përjetuar popullata e Drenicës gjatë rezistencës dhe luftës sonë për liri dhe pavarësi.
Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për viktimat dhe martirët e ketëyre masakrave, sot në varrezat e fshatrave Poklek dhe Çikatovë e Vjetër të Drenasit, së bashku me struktura të kryesisë dhe degës së Partisë Demokratike dhe me deputet të Kuvendit të Kosovës nga kjo komunë, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh.
Pokleku dhe Çikatova e Vjetër, do të mbësin përherë në kujtesën tonë dhe në historinë e lavdisë si simbol i mbijetesës dhe sakrificës së popullatës së Drenicës në rrugën e lirisë.
Këto masakra sikurse edhe masakrat tjera anë e kënd Kosovës, edhe sot pas dy dekadave thërrasin drejtësinë e munguar vendore dhe ndërkombëtare, për të ndriquar rrethanat e këtyre ngjarjeve dhe për të vënë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …