Ferit Hoxha bën bilancin e katër muajve të parë në krye të diplomacisë shqiptare, thekson mbështetjen për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka prezantuar bilancin e katër muajve të parë në krye të diplomacisë shqiptare, duke vënë në pah angazhimet dhe prioritetet kryesore të institucionit që drejton. Përmes një postimi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, është theksuar sluar dhjetëra vizita, ka marrë pjesë në ministeriale dhe forume ndërkombëtare, si dhe ka realizuar takime me ministrat e Jashtëm të të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në bilancin e publikuar, ndër prioritetet kryesore të diplomacisë shqiptare përmendet edhe mbështetja për Kosovën, krahas procesit të integrimit evropian, forcimit të rolit të faktorit shqiptar në rajon, angazhimit për diasporën dhe përmirësimit të shërbimeve konsullore. “Katër muaj në detyrë, dhjetëra vizita, ministeriale e forume ndërkombëtare dhe takime me të 27 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë bilanc të muajve të parë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndalet te vendi që Shqipëria zë sot në arenën ndërkombëtare, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mbështetja për Kosovën, roli i faktorit shqiptar në rajon, angazhimi për diasporën, forcimi i sigurisë, si edhe përmirësimi i shërbimeve konsullore për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri pas vizitës në Hagë: Hashim Thaçi vazhdon të ruajë forcën, dinjitetin dhe besimin në të vërtetën

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar këtë të hënë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, …