Gruri

Fermerët kanë shfaqur paknaqësi të shumta për mënyrën e subvencionimit të tyre nga Qeveria Kurti

Fermerët kanë nisur të përgaditin një petionit për të shfaqur paknaqësitë e tyre për mënyrën e subvencionimit të tyre nga Qeveria Kurti. Ata kanë deklaruar për lajmi.net se forma se si janë vendosur kriteret për subvencionim, do të bëjë që 80 për qind e bujqve të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti. Ata kanë theksuar se janë të pakënaqur me kriteret. “Na i ka bërë kontratat tek noteri. Paramendoje ne me shkuar për një hektar tokë me bërë kontratë tek noteri me paguar minimum 30 euro, a 75 euro është për hektarë është subvencioni. Gjithashtu na e kanë imponuar të kemi 6 tonë në pikë grumbulluese. Në këtë formë, mbi 80 për qind e fermerëve kanë me e humb të drejtën e aplikimit nuk kanë me fituar asgje në bazë të kritereve që i kanë vendos”, kanë deklaruar mes tjerash fermerët që po organizojnë peticionin i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …