Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak vjen për vizitë në vendin tonë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak pritet që javën e ardhshme të vije për vizitë në vendin tonë. Duke folur për këtë vizitë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak pritet të takohet me kryeministrin, Albin Kurti dhe udhëheqësin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi. Përveç vendit tonë, ai pritet të qëndroj për vizitë edhe në Serbi. Njohës të procesit të bisedimeve në mes palëve me marrëdhënie jo të mira ka thënë se me anë të kësaj vizite, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak po përpiqet të krijoj përshtypje se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi po shkon mirë dhe kështu ta arsyetoj postin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …