Fetah Bakija: Përse përjashtohet Bektashizmi nga Ligji mbi fetë?

Fetah Bakija: Përse përjashtohet Bektashizmi nga Ligji mbi fetë?

Ndikimi i BIK-ut dhe sidomos i prijësit të tij në zyrtarët më të lartë të pushtetit në Kosovë, po e dëmton përkatësinë etnike. Këta me ligje po e mbështetin ndikimin e Turqisë në Kosovë edhe sa i përket çështjes fetare. Duke e përjashtuar nga përfshirja  Komunitetin Bektashian, që është një prej komuniteteve fetare me bazë të fortë në etninë e Kombit Shqiptar, moto e të cilit është “PA ATDHE NUK KA FE”, po arrihet ndarja e Kombit edhe DE JURE. Dihet se Shqipëria e ka të përfshirë me aktin normativë mbi fetë BEKTASHIZMIN si Komunitet të katert fetar që njihet nga shteti. I vetmi komunitet fetar ndërkombëtar që numëron 280 milionë ndjekës, e që selinë e kanë në Tiranë dhe udhëheqës fetar kanë Kryegjyshin e Kryegjyshtes Bektashiane, Hirësinë e Tij Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj.

Bektashinjtë kanë qënë dhe janë të përhapur në numër të madh në Kosovë, Luginën e Preshevës, dhe në Maqedoni. Në Gjakovë, gjithmonë ka ekzistuar Gjyshata Bektashiane e Kosovës. Por dihet se në shënjestër të ndjekësve nga regjimi serboslav i ish-Jugosllavisë kanë qënë mu anëtarët e këtij komuniteti. Dihet se aktiviteti i këtij komuniteti, nuk është vetëm fetar. Prioritetet e tij ishin edhe arsimorë e patriotikë. Mjaftojmë t’i përmendim vëllezërit Frasheri. Abdyl Frashëri ishte bektashi me shokët e tij, me Lidhjen e Prizrenit tentuan t’i bashkojnë shqiptarët në një Shtet, dhe të lirohen nga zgjedha e Perandorisë Osmane. Në Prizren, Teqja e Bektashinjëve, shërbente si pikë takimi për udhëqësinë e Lidhjes së Prizrenit, e ku regjimi turk nuk mund të reagonte se ishte shtëpi e Zotit, ku mbledhëshin fetarët. Pas arrestimit të krerëve të Lidhjes së Prizrenit, dhe ngjarjeve që pasuan me terror e burgosje, prijësi i Teqesë Bektashiane nga Prizreni gjeti strehim në Gjakovë te familja e madhe Bakija, ku shtepia e vjeter që edhe sot është në mbrojtje të shtetit (Heroi Mustafa Bakija dhe vlerave trashigimore arkitetonike) u bë Teqe e Bektashinjve derisa u qetësua situata e përndjekjeve. Andaj është e pakuptimtë që përpiluesit e ligjit per fetë, dhe pushtetarët e shtetit tim për mosnjohuri apo qëllimisht, binë pre e një politike dashakeqe të disa prijësve fetarë, që janë bërë argatë me vetëdije të shtetit që imponon rregulla dhe ndikim fetar sipas interesave të tyre. Kjo është dhe një dëshmi, se pushtetaret tanë ndryshe deklarohen në media për çështjen e Kombit e ndryshe veprojnë në praktikë – duke na ndarë si etni dhe Komb.

Presidenti z.Hashim Thaqi, deklaroi në media se jemi nje komb me dy shtete. Nëse e ka thënë me bindje Presidendeti Thaqi, e ftoj që ta tregojë këtë në praktikë.Kombi Shqiptar në këtë anë dhe në atë ane të kufirit, denbabaden ka pasë dhe ka komunitetin BEKTASHIAN. Deri më tash me të gjithë ata që jemi takuar, për perfshirjen në ligje të Kosoves Komunitetin Bektashian (i cili nuk mund të futet në kuadër të Bashkësisë së Tarikateve) janë pajtuar për domodoshmërinë e hyrjes në ligje, por në praktikë tjetër gjë po ndodhë!

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …