Fidan Mustafa: Në privatizim edhe lufta e UÇK-së

Fidan Mustafa: Në privatizim edhe lufta e UÇK-së

Lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte njëra ndër luftërat më të mobilizuara në rajon nga populli i Kosovës. Ky mobilizim kalonte përtej mobilizimit e cila u shndërrua në një krenari, respekt dhe ideal i popullit të Kosovës sepse kjo ushtri ishte vet populli.

Por sa zgjati kjo krenari…?

Kjo krenari zgjati aq sa erdhën “komandantët e Stankovecit”, njerëzit uzurpatorë të cilët mbi lavdin e kësaj ushtrie të respektuar e të nderuar nga populli i Kosovës, mbi gjakun e dëshmorëve, mbi viktimat e luftës, filluan të thirren; ‘UÇK mos e prek’.

E ky zakon siç duket po vazhdon edhe më tej duke personalizuar meritat e luftës së dëshmorëve e veteranëve të luftës se lavdishme të UÇK-së, duke uzurpuar institucione, biznese madje edhe vet popullin.

Me lejoni që me pak fjalë të qartësojmë vetëm një gjë… Për të arritur deri te lufta e UÇK-së, ishte një storie e gjatë dhe e mundimshme e cila zanafillën e saj e ka qysh me përfundimin e Luftës së Parë Botërore ku filluan kryengritjet e armatosura shqiptare për çlirimin e Kosovës.

 Kryengritjet vazhduan edhe më tej me protestat e vitit 1981 ku parreshtur rezistuan e vetëdisuar disa intelektualë (të cilët dikur krenoheshin me “Vllaznim Bashkimin”), e u dashen vite për të arritur tek ky rezultat, formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me një çmim që fillimi i luftës ishte kontributi i fundit në këtë rrugë drejt çlirimit të përhershëm të Kosovës.

 Themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zanafillën nuk e ka vetëm te ata që rroken armët dhe dolën në skenë, por kjo kërkoi një përgatitje dhe hartim të një strategjie gjithë popullore ku kurorëzimi i këtij projekti ishte vet lufta. Është dashur të vriten dhjetëra qindra intelektualë, të burgosen me mijëra veprimtarë të shquar.

Mijëra arsimtarë sakrifikuan familjet e tyre, vetëm që ky popull të arsimohet, ndërsa kontribut të paçmuar dhanë qindra mjekë që rrezikuan jetën e tyre, vetëm që ky popull dhe në veçanti ushtarët e UÇK-së të shërohen.

Pas gjithë këtij kontributi, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës që e vendosi vulën e kësaj lirie.

Prandaj, çdo shqiptar ka respekt për dëshmorët, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, pjesëtarët e UÇK-së, sepse ata janë vet populli, madje ky respekt shkon edhe atje për të ndihmuar financiarisht familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, studentët për t’i lehtësuar studimin (duke u liruar nga pagesat), duke u ofruar benifite si pjesë e luftës, por kurrsesi ky popull nuk pranon që mbi meritat e luftës të përfitojnë grupet e interesit.

Me pak fjalë po konsumoni çdo kartë të vlerës së popullit në emër të popullit, po degradoni çdo investim të popullit në emër të popullit, e po keqpërdorni çdo kontribut të popullit për interesa personale nga të cilat jeni bërë milionerë madje disa prej juve edhe miliarderë… mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi meritat e luftës, por një ditë do të ju vras vet haku i këtij populli.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …