leoni

Osman Osmani: Një dekadë suksesi në shërbim të punonjësve në Zvicër

Sindikata Unia është një histori suksesi. Ajo sot është sindikata më e madhe dhe më e fuqishme e Zvicrës. Për shumkënd emri „Unia“ ndërlidhet me angazhim të suksesshëm për përmirësimin e pagave, të drejtave në punë, mbrojtje të shëndetit, pensioneve. Suksesi më i madh i kësaj Sindikate është krenaria dhe dinjiteti i punonjësve, të cilët kanë kuptuar, se vetëm së bashku janë më të fortë.

 

 Sindikata e Zvcirës  – Unia  festoi 10 vjetorin

 

Vitete e 90-eta ishin vite të krizës ekonomike. Suksesi ekonomik zvicëran pësoi një frenim të fortë. Numri i të papunëve rritej, investimet mungonin dhe shoqëria gjendej në një tranzicion politik. Mu në këto vite fillon ripërtritja e sinikatave, të cilat në vitet e 80-ta kishin rënë në gjumë. Me fushatën për paga minimale mbi 3000 Franga dhe aksioneve konkrete nëpër fabrika, kantiere dhe vendet e ndryshme të punës, ato fillojnë të bashkojnë punëtorët. Sukseset nga këto aksione krijojnë bindjen te punëtorët se shmëçka mund të ndryshojë nëse bashkojnë forcat. Bashkimit të tri Sindikatave në Unia i paraprin suksei i ndërtimtarëve, të cilët me kërkesën “40 vite punë në ndërtimtari janë mjaftë – pensionim me 60 vjet tash!”.

 

Fillet e një lëvizje të suksesshme

 

Bashkimit të tri dindikatave më të mëdha, sindika e ndërtimtarisë dhe industrisë (GBI) si dhe sindikata e Metalistëve dhe Orëndreqësve (SMUV) zhvillonin bashkë projekte të shumta. Pas diskutimeve interne, jo edhe aq të thjeshta, erdhi deri tek rezultati i pritur: në vitin 2004 në Bazel u zhvillua kongresi themelues i Unia-s. Me këtë rast sindikatat më të mëdha të Zvcirës GBI dhe SMUV arritën të fuzionojnë me sindikatën e vogël të shërbimeve VHTL (Sindikata e shitjes, tregtisë, transportit dhe artikujve ushqimor) si dhe ACG (Shoqata e nënpunësve të Gjenevës).

 

Një fuzion i tillë do të mundësojë që edhe sektori i shëbimeve më në fund të organizohet fuqishëm në sindikatë. Bashkimi i fuqisë kishte për qëllim rritjen e mundësisë goditëse të sindikatave katshi orientimeve neoliberale në rritje në rradhët e punëdhënësve dhe të shumcës së djathtë politike në vend. Aftësia mobilizuese si dhe aftësia luftarake përmes Unia-s pritej të bëhej edhe më e madhe.

 

Të arritura nëpër sektorë të ndryshëm

 

Përkundër shumë vështirësive në sektorë të shumtë ekonomik megjithatë mund të flitet për zhvillime të suksesshme. Ndërtimi i mëtejmë i sektorit terzier është në zhvillim e sipër. Tanimë Unia në sektorin e shërbimeve numëron 50‘000 anëtarë, pra dyfish më shumë se sa para fuzionimit në vitin 2004. Bashkimi i forcave ka shënuar përparime gjithashtu edhe në sektorët tradicional. Kështu edhe në sektorin e tregtisë është rritur prezenca sindikaliste dhe në ndërkohë i tërë sektori është mbuluar me Kontrata Kolektive të Punës. Konfrontimet e shumta mbi Kontratën Kombëtare të Punës në sektorin e ndërtimtarisë kryesore, në vitit 2007 dhe 2011 kanë treguar se Unia është në gjendje të udhëheq bisedime të gjithmbarshme. Këtu duhet patur parasysh pozitën e vështirësuar sindikaliste për shkak të ndrrimit të stafit të përhershëm të punonjësve nëpër ndërmarrje si dhe rritja e subndërmarrjeve (nënkotraktuesve) e poashtu edhe rritja e numrit të të punësuarve temporal. Vlen të theksohet se një fitore vendimtare strategjike ka arritur të festoi sektori i industrisë, ku për herë të parë janë përcaktuar pagat minimale në Kontratën Kolektive të Punës në Indistrinë e metalit, atë elektrike dhe të makinave (MEM).     

 

Angazhim i vazhdueshëm edhe për migrantët

 

Në 10 vitet e fundit UNIA është anagzhaur fuqishëm në shumë lëmi: qoftë për pensionimin e mëhershëm në sektorin e ndërtimtarisë dhe tregtisë, qoftë kundër orarit të zgjatur të punës nëpër shitore, apo edhe kudnër dumpingut në paga dhe vjedhjes së pensioneve.

 

Unia është angazhuar në vazhdimësi edhe për migrantët. Qoftë për të drejtat nga rrafshi i sigurimeve shoqërore apo edhe kundër iniciativave të panumërta ksenofobe, sikur ajo për dëbim ose atë mbi migrimit masiv. Edhe në të ardhmen ky angazhim do të vijoj të fuqizohet edhe më shumë!  

 

Sindikata Unia dhe shqiptarët e Zvicrës

 

Në sindikatën Unia, nga gjithësej 200’000 anëtarë, mbi 100’000 anëtarë janë me prejardhje jashtë Zvicrës, nga të cilët rreth 15’000 janë shqiptarë. Për të komunikuar më mirë, për të mobilizuar dhe organizuar edhe punëmarrësit me prejardhje shqiptare në sindikatën Unia përpos aktivistëve sindikalistë shqiptar janë të punësuar një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në stafin profesional të saj. Unia publikon edhe fletëpalosje, broshura e materiale të ndryshme informuese nga sektorë të ndryshëm të botës së punës dhe jetës shoqërore në Zvicër si dhe nxjerrë edhe shtojcën e gazetës sindikaliste Horizonte edhe në gjuhën shqipe.

 

Nga angazhimi i sindikatës Unia në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar kanë përfituar edhe shqiptarët. Këtu përpos përfitimeve të përgjithshme nga Kontratat Kolektive të Punës, të drejtat dhe mbrojtjen në punë, do të veçonim angazhimin e Unia-s për çarkullimin e lirë edhe të mirgantëve shqiptarë të punësuar në Zvicër në hapsirën Shenjen e veçanërisht angzahimin i gjithanshëm i saj dhe partnerëve tjerë për Marrëveshjen e anuluar ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore mes Zvcirës e Kosovës, me çrast shumë punëmarrës  nga Kosova, si kontribuesit kryesorë në të dy vendet dhe shoqëritë, vazhdojnë të përjetojnë diskriminim selektiv nga lëmia e sigurimeve shoqërore, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe mungesës së vullnetit të mirë në mes të  zyrtarëve të dy vendeve. Ky angazhim shpresojnmë të kurorizohet me një zgjidhje të ndërmjemë deri tek negocimi i një Marrëveshjeje të re në fjalë.

 

Edhe përkundër rezultateve të arritura, sindikata Unia zotohet se do të angazhohet edhe më tej fuqishëm për të avancuar të drejtat e të gjithë punëmarrësve dhe për ti bëre ballë sulmeve për dobësimin e sindikave dhe lëvizjeve punëtore gjithandej si dhe sulmeve karshi të arriturave të deritashme në botën e punës. Dhe edhe në të ardhmen nën moton: Bashkë jemi më të fortë!

(Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në Unia)

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron, thotë se rebelimi i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin tregon për brishtësinë e ushtrisë ruse

Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …