leoni

Fidan Mustafa: Qeveria u fali borxhin milionerëve, diskriminon qytetarin e Kosovës

Qeveria e Kosovës, me vendimin e faljes së borxheve ndaj të gjitha kategorive në Kosovë deri në fund të vitit 2008, dëshmon përsëri standardin e dyfishtë të zbatueshmërisë së ligjit, ku kompromiset bëhen mbi qytetarin e varfër të Kosovës, por JO për qytetarin. Përfituesit, me theks të veçanet nga falje e borxhit janë vetëm dy aktor kryesor: 1. Komuniteti serb, cilët nuk paguan asnjë cent taksa të Kosovës, dhe 2. Biznesmenët milionerë, cilët i mbeten shtetit të Kosovës qindra miliona euro borxh në periudhën 2000-2008, ndaj kompanive të shërbimeve publike e administratës doganore e tatimore të Kosovës.

 

Përkundër që zyrtarët qeveritarë deklarojnë se pjesa më e madhe e tyre janë të kategorive sociale dhe qytetarët me kushte jo të mira ekonomike, edhe pse një gjë e tillë nuk qëndron, pasi që borxhet e familjeve me asistencë sociale në Kosovë i mbulon drejtoria për asistencë sociale duke paguar energjinë elektrike. Megjithatë në kategoritë e borxhlinjve që me vendim do të lirohen nga obligimet janë edhe biznesmenët e kompani të ndryshme, përkundër situatës së mirë financiare, ku këta të fundit kanë refuzuar të paguajnë borxhet ndaj qeveris së Kosovës.

 

Që nga paslufta, disa nga bizneset më të fuqishme që veprojnë në Kosovë, shtetit i mbeten borxh miliona euro në  qiraja e tatime tjera ndaj ATK-së. Njëra ndër to është edhe kompania “Kosova Petrol”, e cila vetëm për periudhën 2000-2010, shtetit të Kosovës i mbeti borxh 4.3 milion euro në qira, ndërsa hetimet tjera vazhdojnë të nxjerrin shifrat milionëshe të borxhit nga kjo ndërmarrje.

 

Kompania në fjalë, nuk është e vetmja ndërmarrje që i ka borxh shtetit të Kosovës, janë me qindra ndërmarrje që kapin shifrat në qindra miliona euro borxh ndaj korporatës energjetike të Kosovës e administratës tatimore. Vetëm borxhet e energjisë elektrike arrijnë në rreth 500 milion euro, ku pjesa dërrmuese e këtij borxhi është ndaj firmave të mëdha private që kanë refuzuar të paguajnë energjinë elektrike, ndërsa mbi 105 milion euro janë të serbeve nga veriu i Kosovës. Ndërkaq, rreth 20 milion euro, është borxhi i enklavave tjera serbe ndaj Korporatës më të madhe publike, KEK.

 

Sipas këtij vendimi të Qeveris, komunitetit serb i falen edhe 10 milion euro, të regjistrimit te veturave nga serbet lokal cilët në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare të zhdoganimit, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës me miliona euro.

 

Një vendim i tillë për faljen e borxheve u mor edhe ne shtetin e Kroacisë para disa viteve, por për dallim nga Qeveria e Kosovës që favorizoi klanet kriminale, shteti Kroat, vendosi të heqë borxhet vetëm të atyre qytetareve që janë raste sociale, e kurrsesi të fal biznesmenët milioner që zhvaten Qeverinë e Kosovës dhe personat cilët nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …