Ka filluar punimet Konferenca tradicionale “Java e Shkencës 2017”, në të cilën po marrin pjesë shkencëtarë të fushave të ndryshme nga vendi dhe rajoni, të cilët do të prezantojnë kontributet e tyre shkencore në promovimin e shkencës në Republikën e Kosovës. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në fjalën e tij të hapjes vlerësoi se “Java e shkencës” po shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme në rajon, i cili mbledh shkencëtarët e shumë vendeve dhe stimulon hulumtimin shkencor. Ai shtoi se “sot zhvillimi ekonomik i një vendi nuk mund të paramendohet pa kontributin e shkencëtarëve dhe kërkimeve të mirëfillta”. Ndër të tjera, ministri shprehu edhe nevojën e Kosovës për përfshirje në hapësirën evropiane të shkencës, duke qenë se BE përmes programeve të ndryshme mbështet hulumtuesit e rinj. Në konferencën “Java e Shkencës 2017” do të prezantohen rreth 250 punime shkencore të ndara në 12 sesione tematike për katër ditë sa do të zgjasë konferenca.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti thotë se ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë gjatë kohës kur ai ishte në krye të Qeverisë
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë kohës …