leoni

Filloi realizimi i projektit; “Aksione të përbashkëta për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit”

 Në fshatin Seçishtë të Hanit të Elezit, me një aktivitet rasti kanë filluar punimet  për realizimin e projektit,  “Aksione të përbashkëta për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit dhe ujërave të zeza”. Me këtë rast kryetari i komunës,  Rufki Suma tha se projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër  të programit për bashkëpunim ndër-kufitar ndërmjet  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, konkretisht në mes të  Komunës së Hanit të Elezit dhe  komunës,  Gazi Baba nga Shkupi. Komuna e Hanit të Elezit dhe  komuna Gazi Baba nga Shkupi janë përfituese e fondit të Bashkimit Evropian  nga Instrumenti i Ndihmës së Para- Anëtarësimit (IPA II) i cili  është instrumenti kryesor financiar për të siguruar mbështetjen e BE-së për përfituesit në zbatimin e reformave me synim përafrimin me BE-në . Me këtë projekt do të realizohet ndërtimi i rrjetit të ujërave të zeza dhe kanalizimeve në fshatin Seçishtë të Komunës së Hanit të Elezit. Për të realizuar këtë projekt do të investohen 167.518,22 euro prej të cilave komuna e Hanit të Elezit do të bashkë financojë me 20% të vlerës., ka sqaruar kryetari, Ryfki Suma.

Projekti pritet të realizohet për 6 muaj,  deri në mesin e vitit 2021.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …