Finlanda refuzon kategorikisht flamurin kombëtar të shqiptarëve në ndeshje me Kosovën

Finlanda refuzon kategorikisht flamurin kombëtar të shqiptarëve në ndeshje me Kosovën

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një lajmërim për medie, me ç’rast ka bërë të njohur një njoftim të Federatës së Futbollit të Finlandës. Sipas këtij njoftimi, gjatë ndeshjes Finlanda – Kosova, lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës, dhe asnjë simbol apo rikuizitë që lidhet me një shtet të tretë. Në ndeshjet e kaluara është vërejtur se përpos flamurit të Kosovës, ka valëvitur në shumë pjesë të stadiumit edhe flamuri komëbtare Kuq e Zi. FFK ka lutur të gjithë shikuesit që ta respektojnë këtë vendim, që ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës të kalojë pa incidente. Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim, thuhet në lajmërim.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …