Fitim Selimi: Nese nuk jemi insistues me i largu flamujt me katër S, që valojnë në Lipjan dhe në tërë territorin e Kosovës, për hatër të kujt duhet ti përjashtojmë simbolet tona?!

Për nderë të ditës se Pavarësisë së Kosovës, një ushtar i lirisë e nje epror i policisë së Kosovës i paska vendosë flamujt kombëtar e shtetëror si dhe figurën e Adem Jasharit në hapsirat e stacionit të policisë!
Një shqiptar – zyrtar policor paska nxitu me i largu këto simbole!
Për shkak të reagimit me fjalë, përkitazi me këtë përdhosje të simboleve e figurave kombëtare, eprori Zymer Kodra është pezulluar nga puna!
Zymer Kodra është njëri nga pjestarët e Policisë së Kosovës i pajisur me të gjitha tiparet e lakmueshme njerëzore e kombëtare, me ndershmëri e kolegialitet si dhe me korrektësi në përfillje të kërkesave profesionale. Është i përkushtuar, me disciplinë e gatishmëri të lartë, për tu vënë në shërbim të qytetarit.
Me pezullimin e Zymerit, është pezulluar nevoja për të dashtë lirinë dhe shtetin, është pezulluar nevoja për të mirënjohur sakrificën!
Ju përgjegjës të policisë!
Cilën normë, cilin ligj apo cilën të drejtë po vraponi me e mbrojtë?
Institucioneve tona, nderit e dinjitetit të tyre, mu këto simbole do të iu shkonin më së miri.
Kush më shumë se figura e Adem Jasharit do ta meritonte kryevendin në institucione?
Kush me shumë se flamujt tonë do ta meritonin te theksohen ne institucione?
Nëse s jemi në gjendje ti mbrojmë e përqafojmë edhe institucionalisht vlerat tona kulmore shpirtërore, duke iu kriju hapsirë atyre, ne do të godasim në esencën tonë, në njeriun tonë sakrifikues!
Kujt vall po i vie turp me e dashtë e me e theksu lavdinë?!
Nese nuk jemi insistues me i largu flamujt me katër S, që valojnë në Lipjan dhe në tërë territorin e Kosovës, për hatër të kujt duhet ti përjashtojmë simbolet tona?!
E si të heshtet pastaj nese dikush pa kurrëfar zori, bënë veprime që do ti shkonin më së miri atij policit të famshëm të Magurës nga koha e okupimit!
Uroj të menqurohemi një ditë!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …