Fitimet nga vaksinat kundër virusit korona kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë

Fitimet nga vaksinat kundër virusit korona kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë

Fitimet nga vaksinat kundër virusit korona  kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë, u tha të enjten nga një grup i një fushate, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “kontrollit monopolizues” të korporatave farmaceutike mbi teknologjinë e vaksinave. “Midis tyre, 9 miliarderë të rinj kanë pasuri të përbashkët prej 19 miliardë dollarë para këto të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta, u tha në një deklaratë  nga Aleanca për Vaksinat e Popullit. Xhef  Bezos, shef i kompanisë më të madhe të shitjeve online Amazon, është njeriu më i pasur në botë.  Kjo aleancë, që është një rrjet i organizatave dhe aktivistëve që po bëjnë fushatë për t’i dhënë fund të drejtave pronësore dhe patentave për vaksinim, tha se shifrat e saj bazohen në të dhënat e Listës së të Pasurve të Forbes-it.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …