Ramush Haradinaj e viziton familjen e Xhevdet Musë Balës, veprimtar i hershëm që u nda nga jeta ditë më parë

Ramush Haradinaj e viziton familjen e Xhevdet Musë Balës, veprimtar i hershëm që u nda nga jeta ditë më parë

Ditë më parë nga një infarkt në zemër u nda nga jeta, në moshën 52 vjeç, prindi, bashkëshorti, vëllai, xhaxhai  dhe revolucionari i orëve të hershme të çështjes sonë kombëtare, XHEVDET MUSË BALA. vëllai i dëshmorëve të Atdheut, Gani e Xhafer Bala. Ndërsa sot ishte në kullën e Balajve të Isniqit komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj për të ngushëlluar familjen e veprimtarit të çështjes shqiptare me rastin e ndarjes nga jeta të ,vëllait i cili nga mosha 16 vjeçare u radhit në ilegale krah për krah me burrat e asaj kohe Nuhi Berisha, Enver Topalli, Malë Morina, Sali Çeku e shumë të tjerë që sot akoma janë në jetë të cilët e kishin strehë të sigurt kullën e Musë Mehmeti nga Isniqi i Shqipërisë! Më këtë rast Haradinaj familjes Balaj i ka ndarë një mirënjohje për kontributin e dhënë për lirin e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …