Në Ferizaj promovohet libri “Shteti i ri – burrë shteti modern”, kushtuar Hashim Thaçit

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se të mërkurën, me fillim nga ora 18:00, në sheshin e qytetit do të organizohet promovimi i librit “Shteti i ri – burrë shteti modern”, një vepër kushtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Libri është shkruar nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger dhe trajton rrugëtimin politik të Thaçit, rolin e tij në proceset shtetformuese të Kosovës, si dhe zhvillimet që kanë shoqëruar periudha të rëndësishme të historisë së vendit. Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, promovimi do të mbahet në një aktivitet të hapur për publikun, ku pritet të marrin pjesë qytetarë, përfaqësues institucionesh, personalitete të jetës publike, si dhe dashamirës të librit. Autoritetet komunale kanë ftuar të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e këtij promovimi, duke e cilësuar atë si një ngjarje me karakter kulturor dhe publik, e cila synon të sjellë në vëmendje një botim kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të historisë së re politike të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …