Tahir Sinani

Selim A. Krasniqi: Homazhe për Komandant Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies së tij heroike

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ju qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, komandantit legjendar të tri luftërave çlirimtare shqiptare, Tahir Sinani, ju ftojmë të merrni pjesë në homazhet përkujtimore për të nderuar veprën, sakrificën dhe idealin e tij, si dhe gjakun e të gjithë dëshmorëve të kombit.
Homazhet do të mbahen më 29 korrik 2026, sipas këtij orari:
– Ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovic.
– Ora 11:00 – Homazhe pranë shtatores së Heroit të Kombit, Tahir Sinani, në Parkun e Qytetit në Prizren.
Pjesëmarrja juaj është nderim për veprën e pavdekshme të komandantit Tahir Sinani dhe të gjithë atyre që flijuan jetën për lirinë e kombit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Komandant Tahir Sinani!
Me nderim,
OVL e UÇK –Prizren
dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Mirë se vini!

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Re e KEK-ut proteston pas vdekjes së punëtorit: Kërkohet rritja e sigurisë në punë

Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar një aksion simbolik para drejtorisë së Korporatës Energjetike …