Vazhdon vala e të nxehtit, temperaturat nesër arrijnë deri në 38°C

Kosova do të përfshihet edhe nesër nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 33 deri në 38 gradë Celsius, duke vijuar valën e të nxehtit në vend. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. Instituti u bën thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Lushaj: Vizitat në konsullatat e Kosovës në Evropë në funksion të ndërkombëtarizimit të së vërtetës historike

Pas vizitave në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Strasburg dhe në Konsullatën e Përgjithshme …