Eman Rrahmani

Eman Rrahmani: Kosova po rrëshqet drejt autoritarizmit, çdo institucion kontrollohet nga Kurti

Eman Rrahmani, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për përqendrim të pushtetit, duke deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë që ai e cilësoi si autoritarizëm. Duke folur për situatën politike dhe ngërçin institucional tha se, sipas tij, të gjitha institucionet po drejtohen nga Kurti, pa mekanizma efektivë mbikëqyrës.  Sipas ish deputetit vonesa në procesin e formimit të institucioneve nuk është e rastësishme, por pjesë e një strategjie politike të kryeministrit në detyrë. “Jemi në një situatë autoritarizmi, ku çdo institucion dirigjohet nga Albin Kurti. Ai nuk e ka asnjë mbikëqyrje”, deklaroi Rrahmani.  Ai shtoi se Kurti po e shfrytëzon krizën politike për të ruajtur ndikimin mbi institucionet dhe për të konsoliduar pushtetin, duke lënë të kuptohet se zgjatja e ngërçit institucional i shërben interesave të tij politike.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …