Vita nis procedura ligjore kundër AUV-it dhe Ministrisë së Bujqësisë

Qumështorja Vita ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kompania ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme ndaj Ministrisë, ndërsa procedura ka nisur edhe në Gjykatën Komerciale dhe Administrative. Vita pretendon se AUV nuk ia ka përcjellë dhe as nuk i ka publikuar rezultatet e analizave, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Sipas kompanisë, vonesa në publikimin e raportit të prezantuar më 4 gusht dhe mosshpalosja e tij ngrenë pikëpyetje për transparencën dhe drejtshmërinë e procedurës. Vita ka kërkuar edhe ruajtjen dhe sigurimin e provave, duke e cilësuar kërkesën si urgjente.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga themelimi i TMK-së, forca ndërlidhëse nga UÇK-ja në FSK

Pas kapitullimit të Serbisë e Marrëveshjes së Kumanovës, në qershor të vitit 1999, dhe në …