Fillimi / Lajmet / Fjalimi i kryetarit, Mytaher Haskuka me rastin e prezantimit të kandidatëve të Vetëvendosjes, në Prizren 
Fjalimi i kryetarit, Mytaher Haskuka me rastin e prezantimit të kandidatëve të Vetëvendosjes, në Prizren 

Fjalimi i kryetarit, Mytaher Haskuka me rastin e prezantimit të kandidatëve të Vetëvendosjes, në Prizren 

Fjalimi i kryetarit, Mytaher Haskuka me rastin e prezantimit të kandidatëve të Vetëvendosjes, në Prizren 

I nderuar kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, z. Artan Abrashi,

Të nderuar deputetë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar kandidatë për Kuvendin e Komunës së Prizrenit,

Të nderuar të pranishëm dhe përfaqësues të mediave në Prizren!

Qytetarë të dashur të komunës së Prizrenit!

 

Për shkak të gjendjes pandemike nëpër të cilën po kalojmë, jemi të detyruruar që hapjen e fushatës për këto zgjedhje lokale ta bëjmë sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, këtu, në Shtëpinë e Lidhjes.  

 

Do të kishim dëshirë, që sot, të ishim bashkë këtu, t’ju falenderonim për besimin e dhënë, sepse ju na mundësuat të fillojmë e të punojmë për një qeverisje përparuese në komunën tonë. Për këtë këtë, besimin tuaj me votë, ne vazhdojmë t’jua kthejmë me punë dhe investime. 

Sot, mund t’ju them, se unë ndihem krenar përpara jush, sepse kemi arritur që gjatë këtyre 4 viteve, të fillojmë dhe të përmbushim 95% të premtimeve që i kemi dhënë!

𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐬𝐞𝐝𝐢𝐬𝐚𝐭𝐡𝐨sh𝐢𝐧 𝐬𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐚𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐫, 𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐪𝐞̈:

  • Të bëjmë reforma të shumta në administratë. Kemi hapur Qendrën Për Shërbime të Integruara dhe kemi thjeshtuar procedurat për shërbimet komunale, duke kursyer 1,5 milionë euro të qytetetarëve dhe të bizneseve në vit. 
  • Përkundër vështirësive me buxhet e alokim të kodeve nga qeveria për pagesën e edukatorëve (që nuk është bërë për 3 vite nga qeveritë e kaluara), kemi arritur ta funksionalizojmë çerdhen e parë publike në Prizren. Çerdhja e dytë në lagjen “Dardania” ka përfunduar dhe do të fanksionalizohet së shpejti, ndërkaq dy të tjerat, ajo në lagjen “Bajram Curri” dhe ajo në “Ortakoll” do të përfundojnë sivjet. Tri nga këto çerdhe janë ndër më të mëdhatë në Kosovë, me mbi 6,000 m2.
  • Kemi ndërtuar dhe renovuar më shumë se 20 shkolla, kemi arritur të japim shujta për nxënës, të vendosim dollapë për ta nëpër shkolla, e kemi dhjetëfishuar numrin e stafit psikologjik-pedagogjik nëpër shkolla.
  • Kemi investuar në ndërtimin apo renovimin e 20 objekteve shëndetësore, kemi filluar të ofrojmë shërbime shëndetësore që nuk janë ofruar kurrë më parë, e kemi rritur numrin e analizave laboratorike, si në asnjë komunë tjetër. 
  • Kemi hapur qendra për persona me nevoja të veçanta, kemi ndërtuar e renovuar shtëpi për familje në kushte të vështira banimi, duke prekur në jetën e më shumë se 500 familjeve. 
  • Kemi rritur subvencionet në kulturë, rini e sport, duke ndarë më shumë se 1,5 milionë euro për 4 vite, në bujqësi më shumë se 4 milionë euro e në mirëqenie sociale, rreth 1 milionë euro, duke i shumëfishuar ato, e duke i ndarë me thirrje publike dhe procedura tërësisht transparente (jo sipas “qejfit”, siç ka qenë para mandatit tim).
  • Kemi liruar hapësira publike, parkingje dhe ndërtesa nga uzurpatorët dhe po vazhdojmë me kthimin e pronave publike në interes të qytetarëve. 
  • Prizreni tani është qyteti i vetëm me impiantin e ujërave të zeza, i cili është i llojit të tillë në Kosovë dhe do të trajtojë ujërat e zeza për 130 mijë banorë të Prizrenit.

– Kemi punuar me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë që ish-kampi i KFOR-it gjerman të mos kthehet në zonë ndërtimore, por të bëhet qendër i investimeve për inovacion dhe trajnime, të cilin edhe e arritëm ta bëjmë! 

– Kemi arritur ta përfundojmë Zonën Ekonomike (Parkun e Biznesit), në aspektin infrastrukturor, ku i gjithë ndërtimi është realizuar me buxhetin komunal. Por, funksionalizimi i saj është bllokuar për çështje procedurale, Kuvendi Komunal nuk e ka votuar riparcializimin, e Agjencia e Privatizimit nuk e ka transferuar një pjesë të pronës. 

Pra, kemi arritur shumë, edhe pse kemi punuar të vetmuar dhe të bllokuar nga asambleja komunale në Prizren, por edhe nga qeveritë e gjertanishme. Tanimë, Vetëvendosja bashkë me listën Guxo dhe Alternativën, dhe e kemi fituar qeverinë, e kemi Vjosën Presidente dhe Albinin Kryeministër, tanimë kemi mbështetje nga qeveria. Shembull i kësaj është edhe fillimi i projektit të rrugës Prizren – Tetovë, marrëveshja e së cilës u nënshkrua dje në Shkup.

Të nderuar asamblistë të ardhshëm, 

Për të vazhduar ndryshimin dhe për të bërë më shumë për Prizrenin, të punojmë së bashku deri më 17 tetor, për FITORE pa BALOTAZH, e pastaj të vazhdojmë të qeverisim të bashku edhe me shumicë në asamblenë komunale.

Reformat e filluara gjatë këtyre 4 viteve, do t’i vazhdojmë së bashku, në mënyrë që ta bëjmë Prizrenin:

  • Kryeqytet, të zhvillimit ekonomik, inovacionit e të prodhimit, 
  • Kryeqytet të zhvillimit të gjelbër, me zonën më të madhe për këmbësorë në rajon dhe
  • Kryeqytet të trashëgimisë, kulturës dhe të turizmit
  • Prizreni, kryeqytet i rinisë dhe i sportit 
  • Prizreni, kryeqytet i mirëqenies dhe i shëndetit

Unë jam i sigurt që në këto zgjedhje, së bashku do të thyejmë rekorde. Pos që do ta fitojmë Prizrenin pa balotazh, do ta fitojmë edhe shumicën në asamblenë komunale.

Ky besim bazohet edhe në atë që lista jonë e kandidatëve është lista më e mirë që qytetarët e Prizrenit e kanë para vetes. Një listë profesionistësh, njerëz të përkushtuar për të mirën publike, listë e njerëzve të ndershëm dhe të guximshëm.  

Tani, më lejoni që t’i prezantoj 45 kandidatët për asamble të lëvizjes vetëvendosje, sipas renditjes. 

Karanfil Haxhillari është bartës i listës fituese të zgjedhjeve të 17 tetorit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

  1. Petrit Hoxhaj, Jurist nga Lista Guxo
  2. Dafina Alishani,  menaxhere
  3. Osman Krasniqi, inxhinier 
  4. Ilir Gashi, Menaxher 
  5. Mimoza Bushrani, mësimdhënës
  6. Osman Hajdari, master i Administratës Publike
  7. Selman Sokolaj, jurist 
  8. Nazife Kokollari,Infermiere
  9. Adem Shabanaj,  Inxhinier
  10. Faruk Tahiri, Jurist 

 

  1. Fexhrie Kastrati , inxhiniere e Agronomisë dhe Zooteknikës
  2. Islam Thaqi, I diplomuar ne hoteleri dhe turizem
  3. Agron Limani, Inxhinier i elektros.
  4. Ganimete Hoxha Babuna,  mësimdhënëse 

 16 Vetim Shala, jurist

17 Edib Abazi, profesor  i shkencave juridike dhe politike. 

18 Violeta Besim Turtulla, mjeke- pediatre 

  1. Ramadan Kolukaj, afarist 

20.Tajar Susuri, menaxherit 

  1. Elita Çoçaj, jurist nga Lista Guxo
  2. Ramë Bobaj, jurist  
  3. Veton Qipa, ekonomist 
  4. Nita Shala. ekonomiste 
  5. Muhamed Bakiqi, inxhinier i arkitekturës nga Lista Guxo
  6. Shaban Kalanderi- mjek anezsteziolog
  7. Shqipe Shatri, juriste

28 . Arsim Hoxhaj ekonomist nga Lista Guxo

  1. Valon Kurtaj – afarist 
  2. Fatlinda Kukaj-juriste nga Lista Guxo

31 Selim Bajra pensionist 

32 Sylejman Kryeziu, filigranist nga Lista Guxo

33 Ngadhnjesa Bresa mësimdhenese nga Lista Guxo

  1. Adem Krasniqi –jurist
  2. Leonor Berisha, jurist  
  3. Suada Thaqi, mësimdhënëse 
  4. Meriton Gjemollari, disenjator i enterierit
  5. Adil Memaj, mësimdhenës 
  6. Lindita Krasniqi Purova, mësimdhënëse 
  7. Ejona Hoxhaj, kimiste 
  8. Emell Dilji, student
  9. Hysnije Berisha, juriste nga Iniciativa e Re Demokratike
  10. Vlora Rexhaj – Morina mësimdhënëse
  11. Edon Muçaj – farmacist
  12. Kushtrim Dakaj- Farmacist

Kontrolloni gjithashtu

Joe Biden: Agjenda ime nuk është kundër Rusisë apo dikujt tjetër, por është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën

Kryetari amerikan, Xho Bajden,  u zotua se do ta bëjë shumë të vështirë për kryetarin ...