Florian Bieber

Florian Biber: Për të hequr vëmendjen nga protestat, lideri serb po e përdor çështjen e Kosovës

Me moton, “Serbia kundër dhunës”, dhjetëra mijëra qytetarë serbë dje kanë protestuar në Beograd, duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq. Florian Biber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, tha se Vuçiq po tregohet i paaftë ndaj protestës dhe kjo bëri që ajo të jetë më masive. Megjithatë, ai mendon se për të hequr vëmendjen nga protestat, lideri serb po e përdor çështjen e Kosovës. “Për më tepër, ato shërbyen si një mënyrë për të larguar vëmendjen dhe vrullin nga protestat antiqeveritare. Ai po e përdor çështjen e Kosovës si një mënyrë perfekte për të larguar vëmendjen nga sfidat e brendshme. Mbetet vetëm një nga lepujt që mund ta nxjerrë nga kapela kur ka nevojë”, pohoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …