Fondacioni gjerman “Luftbrucke” dhuroi një autoambulancë për Malishevën

Fondacioni gjerman “Luftbrucke”, në ceremoninë e festimit të 30 vjetorit të themelimit të tij, që është mbajtur më 7 nëntor të këtij viti, për Komunën e Malishevës ka dhuruar një autoambulancë, për nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Pronar të këtij fondacioni janë Rudolf Broer dhe Rudolf Rodenbroker, të cilët në ceremoninë e mbajtur në Gjermani, ja kanë dorëzuar donacionin kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, e kanë falënderuar fondacionin dhe përfaqësuesit e saj për këtë donacion të radhës, i cili ka rëndësi të madhe për ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore për Komunën e Malishevës. “Ky nuk është donacioni i parë, pasi fondacioni “Luftbrucke” në vazhdimësi e ka përkrahur Malishevën, me donacioni konkrete, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe për këtë, Komuna e Malishevës, ju është mirënjohëse përjetësisht”, ka thënë mes tjerash, kryetari Begaj, në fjalimin e tij, të mbajtur në ceremoninë e 30 vjetorit të këtij fondacioni. Në këtë shënim, krahas përfaqësuesve të shumtë të fondacionit, ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Komuna e Malishevës, në përbërje, Ragip Begaj, Kryetar i Komunës, pastaj drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti, shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi dhe këshilltari ligjor, Muharrem Morina. Në këtë ceremoni, delegacioni nga Malisheva, është takuar edhe me përfaqësues të jetës shoqërore dhe politike të Gjermanisë, përfshi edhe Hartmut Schauerte, sekretar i ish kancelarit Helmut Kohl, dhe përfaqësues të biznesit gjerman, me të cilët ka biseduar për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e përkrahjes për Komunën e Malishevës. Donacioni i dhuruar nga fondacioni “Luftbrucke”, do të vije në Malishevë, gjatë kësaj jave, pas kryerjes së procedurave për sjelljen e donacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …