Të gjitha varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve të komunës se Deçanit do të jen unike

Komuna e Deçanit ka kohë që ka nxjerr një vendim që të gjitha varrezat e Dëshmorëve dhe të martireve të luftës së UÇK-së, të jenë te ndërtuara njëjtë, kjo nismë e mbarë është duke vazhduar në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit aty ku janë varrezat e Dëshmorëve. Në fundjavën që lamë pas kanë nisur dy Kompleksë njëri në fshatin Carrabreg i Epërm dhe në fshatin Gramaqel. Në fillimin e punimeve të fshatin Carrabregë i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetar Sami Cacaj, kolonel Abdyl Mushkolaj, drejtori për menaxhimin e monumenteve Bislim Zogaj, deputeti Rasim Selmanaj i cili ka qen insistues për realizimin e këtyre dy projekteve me kërkesën e asamblistëve të AAK-së të  këtyre lokaliteteve. Ky projekt i nisur do të përjetësoi amanetin e Dëshmorëve dhe të rënëve për Lirinë e këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën …