Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it, janë stacionuar përpara objekteve komunale në veri të vendit

Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it, janë stacionuar përpara objekteve komunale në veri të vendit

Forca të shumta të KFOR-it dhe EULEX-it në këtë mëngjes janë stacionuar përpara objekteve komunale në veri të vendit. Prezenca e tyre është rritur në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicën verore, ku siç shkruan Kossev janë vendosur 7 njësite këtë mëngjes. Gjithashtu thuhet se janë vendosur para objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore. Në hyrje të ndërtesës është duke qëndruar edhe Policia e Kosovës. Ndërkohë që serbët lokalë janë mbledhur këtë mëngjes përpara objekteve në Lepsoavic dhe Zvecan. Edhe në Komunën e Zvecanit gjitahshtu janë stacionuar një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ata janë stacionuar në afërsi të Kishës, rrugës që çon drejt objektit të Komunës, por edhe përpara shkollës së mesme, e cila nuk është shumë larg shkollës fillore.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …