Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë, tha Ministria e Jashtme franceze, Anne-Claire Legendre

Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë, tha Ministria e Jashtme franceze, Anne-Claire Legendre

Ky qëndrim i Parisit vjen pasi Perëndimi i dërgoi tanke të rënda Ukrainës për t’i ndihmuar që të luftojë kundër pushtimit rus. “Ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe nuk është asnjëri nga partnerët tanë”, tha zëdhënësja e MPJ-së franceze, Anne-Klere Lezhendre. “Dërgimi i pajisjeve ushtarake…. nuk do të thotë që jemi pjesë e luftës”. Lezhendre foli pasi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Bearbok, tha më 26 janar se është e rëndësishme që partnerët perëndimorë të koordinojnë ndihmën ushtarake për Kievin. “Pjesa më e rëndësishme është që ne ta bëjmë këtë së bashku dhe ne në Evropë nuk fajësojnë njëri-tjetrin sepse ne po luftojmë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, tha ajo. Një ditë më parë, Gjermania njoftoi se do t’i jepte Ukrainës 14 tanke Leopard 2, vendim që është pritur që një kohë. Ky vendim i Berlinit po ashtu hap mundësinë që edhe disa shtete të tjera evropiane të furnizojnë Kievin me këto lloje tankesh. Pas njoftimit të Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara po ashtu njoftuan se do t’i japin Ukrainës 31 tanke Abrams.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …