leoni

Përpjekjet perëndimore dhe amerikane për të zgjidhur përfundimisht problemin e Kosovës, kanë dështuar

Frank Wisner: Situata aktuale në Kosovë nuk ndihmon arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve, por rrit tensionet në rajon

I dërguari amerikan në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës, Frank Wisner,  ka folur për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e rajonit. Ai tha se situata aktuale nuk ndihmon arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve, por rrit tensionet në rajon. Ai nuk e hodhi poshtë mundësinë e një konflikti në Ballkan dhe shtoi që nuk e sheh shumë të arritshme pranimin de-juro të Kosovës nga ana e Serbisë. Gjithmonë jam shqetësuar se mungesa e vullnetit mes Beogradit dhe Prishtinës, do të çonte në mos gjetjen e një zgjidhje mes dy palëve. Kuptoj sot se ka një bllokim serioz ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me çështjen e targave, dhe atë të Asosacionit të komunave serbe, si dhe çështje më afatgjatë. Janë të gjitha çështjet në diskutim. Shoh më shumë lëvizje që anojnë nga krizat, që nuk i interesojnë asnjë pale. Duhet të gjejmë një rrugë që çon palët në një pikë ku pranojnë njëra-tjetrën e të mund të bashkëjetojnë. Ka pasur disa biseda të një zgjidhje franko-gjermane, ku Serbia pranon një farë modaliteti të Kosovës, e anasjelltas. Më duket si hap pozitiv që duhet ndjekur, por rruga drejt tij nuk duket e qartë. Targat kanë të bëjnë me sovranitetin, por nuk janë thelbi i kësaj çështjeje tha mes tjerash Wisner. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …