Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi: Do të shpallemi të pafajshëm por nuk do të tërhiqemi deri në fund

Aktivistët e Vetëvendosjes sot dolën para drejtësisë lidhur me akuzat për sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, seanca ndaj tyre u shty deri në një vendim për përjashtimin apo jo të prokurorit të këtij rasti. Me këtë rast zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka postuar fjalimin e tij që siç potencon ai nuk ju lejua ta thotë në seancën e sotme. Në postimin e tij Krasniqi potencon: Sot ky prokuror dhe shefat e tij, që kanë shpresuar që opinioni publik do t’i besojë mashtrimet e tyre, kanë ardhur edhe vetë në përfundim që ky rast do të dështojë. Dhe në fund, kuptohet, ne do të shpallemi të pafajshëm, siç edhe jemi. Por nëse mendoni që kjo do të përfundojë me kaq, atëherë e keni gabim. Ju do të kërkoni që të tërhiqeni nga ky rast, por ne nuk do të tërhiqemi. Nuk do të vonojë shumë, dita kur ky prokuror, shefat e tij politikanë, dhe të gjithë ata policë pjesëmarrës në këtë montim, do të ulen sërish në këtë sallë. Por kësaj radhe në ulëset ku jemi ne sot. Do të akuzohen e gjykohen për montimin më të ulët dhe më tragjik në historinë e vonë të Kosovës. Do të akuzohen e gjykohen për montimin e një rasti që qoi në vdekjen studentit të shkëlqyeshëm të mjekësisë, aktivistit politik, qytetarit besnik të Republikës sonë, Astrit Dehari,ka përfunduar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …