Fronti Europian: Presione skandaloze të hapura politike mbi Gjykatën Administrative nga humbësit e zgjedhjeve

Fronti Europian me shqetësim të madh i ka ndjekur deklaratat e sotme skandaloze kërcënuese të drejtuesve të opozitës humbëse të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ndaj Gjykatës Administrative. Fronti Europian i ka regjistruar dhe ka njoftuar gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare për këto kërcënime me deklarata publike si dhe për tentativën për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale per votim dhe mbivotim ne Komisionin Shteteror Zgjedhor si dhe me presione partiake ndaj gjykates administrative. Kjo tentative per inxhinjering zgjedhor ka per qellim ndryshimin e raporteve te numrave ne Kuvend nepermjet marreveshjes politike ne tavoline. Me marreveshje politike dhe plan monstruoz antidemokratik, të gatuar në selitë partiake të VMRO, LSDM dhe Vlen, po tentohet shtrembërimi i vullnetit të qytetarëve. Seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ishte demonstrim skandaloz i mbivotimit dhe i suspendimit të parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Ftojmë te gjitha institucionet te veprojnë ne perputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado pale, dhe te mbrojne kredibilitetin e procesit zgjedhor deri ne fund pa hedhur asnje njolle mbi vullnetin e qytetareve te shprehur ne zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Kurti e dëshmon mungesën e kulturës shtetërore

Pjesmarrja kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në një koncert në Selinë e Shenjtë ka shkaktuar …