Gabriel Escobar

Gabriel Escobar ka paralajmëruar vendime non-grata e sanksione ndaj liderëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka paralajmëruar për vendime non-grata e sanksione ndaj liderëve të korruptuar, pa përjashtuar Ballkanin Perëndimor. “Do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Escobar. I pyetur se pse ka kaq shumë shqiptarë në listën e zezë të SHBA, Escobar tha se, “Në fakt, do të shihni më shumë! Por, kjo është pyetja që marrim nga shumë njerëz. Pse i shohim më të shënjestruar rusët, apo ukrainasit, apo serbët. Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është. Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …